Ka përfunduar takimi mes qumshtarëve dhe ministrit Muja. Venhar Isufi nga kabineti i ministrit ka bërë të ditur se ministria do të del me një komunikatë për këtë takim.

Qumshtarët bën të ditur se nga sot do të fillojë grumbullimi i qumështit për fermerët nga kompania VITA.
“Pas nje diskutimi të gjate me ministrin, të gjithë akterët u zotuan se ministria dhe AUV-i në një afat sa më të shpejt do dalin për rezultate me mostrat e marra nga inspektorati.
Nga qumështorja u zotua se nga sot do të fillojë grumbullimi i qumshtit per fermerët. Po shpresojmë se në takimet e radhës do zgjidhen edhe problemet e tjera të qumshtarëve dhe fermërëve” tha përfaqësuesi i qumshtarëve para mediave./Indeksonline/