Agron Mani, mbështetës i madh i LDK-së ndër vite, vecanerisht deputete Hykmete Bajrami, ka reaguar me një status publik në rrjetet sociale. Mani ka kërkuar më shumë unitet në parti dhe konsolidim. “E nderuara Hykmete N. Bajrami

Unë jam vota e juaj, Agron Mani, dhe ju flas si mbështetës dhe kritik madh i LDK-së.

Po të bazoheshim vetëm sipas parimit “kush humb, merr përgjegjësinë dhe lëshon rrugë”, pa bërë analiza të tjera, atëherë LDK-ja do të duhej të mbante zgjedhje të brendshme pas çdo tre ose katër muajsh.

Brenda dy viteve të fundit kemi pasur pesë procese zgjedhore. Sipas këtij standardi, LDK-ja do të duhej të shkonte pesë herë në zgjedhje të brendshme, të ndërronte 5 herë kryetarin dhe pothuajse të gjitha strukturat udhëheqëse. Kjo do të ishte jo vetëm e paarsyeshme, por edhe shkatërruese për stabilitetin e partisë.
Në janar u mbajt Kuvendi i Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lumir Abdixhiku mori votëbesimin si kryetar i partisë deri më 2027.

Prandaj, thirrjet për dorëheqje në këtë fazë më duken të paqëndrueshme dhe të dëmshme për LDK-në. Më shumë do t’i shërbente konsolidimit të saj një gjuhë përbashkuese deri në zgjedhjet e vitit 2027.

Përndryshe, vetëm sa do të shtoheshin zërat e “miqve” si ValaMalaShout dhe kundërshtarëve të LDK-së nëpër studiot televizive të Valonit, Mirenës e shumë të tjerëve jashtë këtyre studiove, të cilët prej kohësh mezi presin ta shohin të përçarë. Kjo nuk i shërben askujt që e do sinqerisht LDK-në.

Ju lutem të jeni sa më politike dhe sa më e përgjegjshme dhe shembull në ruajtjen e unitetit të LDK-së, e jo që debatet të zhvillohen në Facebook, siç po bëjnë disa të tjerë, duke shpërndarë vrer kundër partisë.

Çështjet e tilla duhet, para së gjithash, të trajtohen në organet statutare të LDK-së.

Lumiri është kritikuar për politikën e tij bashkuese me Vjosën dhe të tjerët. Megjithatë, faktet tregojnë se LDK-ja, nga 13.24% në zgjedhjet e dhjetorit 2025, u rrit në rreth 17% në zgjedhjet e vitit 2026, duke kaluar nga 15 në 18 deputetë.

Sipas bindjes sime, po të mos kishte ndjekur këtë politikë përbashkuese, LDK-ja do të kishte rënë në 12%, ndoshta edhe në 10%. Duke pasur parasysh lodhjen e elektoratit pas kaq shumë proceseve zgjedhore, bojkotin e procesit zgjedhor, si dhe që nuk pati ndonjë zhvillim të madh politik në skenën politike të Kosovës që do ta rriste LDK-në pa këtë qasje.
LDK- ka shumë personalitete që mund ta udhëheqin me sukses partinë, përfshirë edhe ju zonja Hykmete Bajrami, por edhe Abdulla Hotin, Lutfi Hazirin e shumë të tjerë. Megjithatë, në rrethanat e sotme, jo çdo gjë varet nga lideri.
Në fund të fundit, partia është menaxhuar nga të gjitha ju në organet e saja si Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm dhe Grupi Parlamentar. Prandaj edhe përgjegjësia është e përbashkët.

Ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë, e që ju i njihni më mirë se unë: populizmi, mashtrimet politike të Albin Kurtit dhe VV-së, trushpëlarja e një pjese të elektoratit, blerja e votës dhe shumë fenomene të tjera që e deformojnë garën demokratike.

Jam i bindur se edhe sikur në vend të Lumirit të zgjidheshit ju kryetare e LDK-së, apo cilido tjetër nga njerëzit më të mirë që ka kjo parti, rezultati nuk do të ishte shumë ndryshe, ndoshta edhe më i vështirë.

Çfarë ekspertize të shkëlqyeshme profesionale, politike dhe programore keni ofruar ju dhe kolegët tuaj për ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin e vendit.
Çfarë pune të mrekullueshme keni bërë në dekonstruktimin e politikave të gabuara, mashtruese e populiste të qeverisë së Albin Kurtit, sidomos Ju, Abdullahu, Doarsa, Jehona, Janina dhe shumë deputetë të tjerë që unë krenohem.

Megjithatë, ju jeni sharë, fyer dhe keni marrë gati më pak vota se persona që nuk kanë pothuajse asnjë kontribut politik, si Edona Llalloshi, Adriana apo Bahtiri i LVV.

Kjo tregon se problemi nuk qëndron vetëm te udhëheqja e LDK-së.
Sipas bindjes sime, problemi kryesor nuk është lideri dhe as strukturat e LDK-së.

LDK-ja vazhdon të jetë partia më demokratike, me kapacitetet më të mëdha programore dhe njerëzore. Problemi kryesor është kriza e kulturës politike te një pjesë e elektoratit, e cila përgjegjësinë qytetare e ka zëvendësuar me tifozëri politike, me militantizëm dhe emocione, në vend të analizës dhe kërkesës për llogaridhënie ata janë shëndrruar në tupangji, surlagji, zhurmues e shërbyes histerik të pushtetit të Albinit që një ditë do i ngulfatë edhe ata, e deri atëherë ka shumë punë për tu bërë, e më së paku për tu përçar në LDK-ë.
Kjo është beteja më e madhe që duhet ta fitojë jo vetëm LDK-ja, por e gjithë demokracia në Kosovë”, thuhet nw reagimin e Manit nw Facebook./Indeksonline/