Ka përfunduar pa fitues ndeshja derbi e kësaj jave të Premierligës mes Liverpulit dhe Chelseas.
Rezultati përfundimtar në ”Anfield” ishte i barabartë, 1-1, shkruan IndeksOnline.
Ky barazim prish planet e të dyja skuadrave, Liverpulit që synon Ligën e Kampionëve dhe Chelseas kualifikimin në Europa League.
”Reds” e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi pas gjashtë minutave lojë, me golin e Ryan Gravenberch.
Enzo Fernandez riktheu baraspeshën, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 35-të.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores por nuk arritën të shënonin.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, Liverpuli renditet në vendin e katërt me 59 pikë, derisa Chelsea është në vendin e nëntë, me 49 pikë./IndeksOnline/
