Një 25-vjeçar është plagosur në Durrës
Një 25-vjeçar ka mbërritur i plagosur në spitalin e qytetit të Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ku ai u plagos ka ndodhur në zonën e Sukthit.
Autoritetet policore kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Mësohet se i riu ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
