**Marie-Louise Eta shënon histori: Drejton stërvitjen e parë me Union Berlinin**
Marie-Louise Eta, emër që tashmë ka hyrë në histori, zhvilloi sot stërvitjen e parë me ekipin e Union Berlinit. Ajo udhëhoqi ekipin në përgatitjet për ndeshjen e radhës në Bundesliga, duke shënuar një moment të rëndësishëm në botën e futbollit.
Eta bëhet kështu trajnerja e parë që drejton një skuadër profesioniste të meshkujve në nivelin më të lartë të futbollit.
Debutimi zyrtar i saj në pankinë do të jetë këtë të shtunë, kur Union Berlin do të përballet me Wolfsburgun.
