Skuadra e Burnleyt sot ka luajtur miqësore ndaj Ajaxit, ku kjo e fundit fitoi me shifrat 2:1.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja mungoi në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Nuk dihet ende arsyeja pse sulmuesi “kuqezi” nuk ishte as në stol – por aludohet se ai po kërkon një skuadër të re.

Kujtojmë që lojtari shqiptar nuk dëshiron të luajë në Championship në sezonin e ri, andaj po kërkon një ambient tjetër gjatë afatit kalimtar të verës.

Deri tani disa skuadra nga Serie A kanë shprehur interesim për lojtarin shqiptar./Indeksonline/