Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”, është larguar nga banesa e saj në Durrës në orët e para të mëngjesit.

Sipas deklaratave të nënës, e mitura ka qenë në shtëpi deri rreth orës 05:00, ndërsa mungesa e saj është konstatuar rreth orës 06:30, raporton Euronewsalbania.

Para largimit, vajza ka lënë një letër ku shkruante: “Po largohem, mos më kërkoni”. Ajo nuk është paraqitur në shkollë dhe nuk ka telefon, çka e bën më të vështirë kontaktin me të.

Rasti është denoncuar në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Prindërit apelojnë për ndihmë:
0693367135 / 0695523151