Polici ndalon traktorin, protestuesit thyejnë kordonin
Me traktorë dhe cisterna, fermerët e qumështit po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë. Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën e krijuar pas ndërprerjes së grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat.
Protestuesit, duke përdorur traktorët, kanë thyer barrierat dhe i janë drejtuar Ministrisë së Bujqësisë.
Në një nga momentet më të tensionuara, një polic është vendosur përpara një traktori në përpjekje për ta ndalur atë. Megjithatë, turma ka vijuar përpara, duke thyer kordonin policor.
