Policia arreston të miturin, dyshohet për plagosje me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të mituri, i cili dyshohet se ka plagosur me thikë një person tjetër.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

I mituri dyshohet se me këto veprime ka kryer dy vepra penale: “lëndim i rëndë trupor” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet: “Në Bardhosh të Prishtinës, më 24.03.2026, rreth orës 13:30, është arrestuar i dyshuari, një shtetas kosovar i mitur, pasi i njëjti ka therë me thikë viktimën, po ashtu shtetas kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”