Pas raportimeve për një mjet shpërthyes në Prishtinë, Enis Pllana, zëdhënës në policinë rajonale në kryeqytet, ka konfirmuar për Express se nuk është gjetur një i tillë.

Lidhur me këtë rast, Pllana tha;

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”.