Një moment i pazakontë dhe tejet provokues është regjistruar në fushën e blertë, ku protagonist kryesor ishte mbrojtësi i njohur spanjoll, Sergio Ramos.
Gjatë ekzekutimit të një penalltie, portieri kundërshtar vendosi të bëjë një gjest të rrallë, duke i kthyer shpinën Ramosit në tentativë për ta hutuar dhe poshtëruar para gjuajtjes, transmeton IndeksOnline.
Megjithatë, kjo strategji nuk funksionoi aspak. Ish-kapiteni i Real Madridit ruajti qetësinë, e dërgoi topin në rrjetë dhe menjëherë pas golit iu afrua portierit, duke festuar me të famshmin “SIUUU” të Cristiano Ronaldos mu para fytyrës së tij.
Pamjet e këtij momenti janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga tifozët e futbollit. /IndeksOnline/
