“Pozitive dhe produktive”: Trump përfundon takimet me Zelenskyn dhe Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përfunduar takimet e tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë. Të dyja takimet janë cilësuar nga Shtëpia e Bardhë si “pozitive dhe produktive”.

Lajmin e bëri me dije sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila shkroi në platformën X: “Presidenti Trump ka përfunduar takimet e tij në Zyrën Ovale me Presidentin Zelensky dhe Kryeministrin Netanyahu. Të dy takimet ishin pozitive dhe produktive!”

Takimet u zhvilluan veçmas dhe ishin të mbyllura për media.