Presidenca ka publikuar agjendën e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për ditën e enjte.

Në orën 15:00, Haxhiu do të presë në takim partitë politike për të diskutuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme.

“Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit,” theksohet në njoftimin e Presidencës.

Sot, Haxhiu është takuar edhe me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka biseduar për të njëjtën temë.

Radoniqi ka deklaruar se KQZ-ja preferon datën më të largët të mundshme për zgjedhjet, e cila është 7 qershori.