Prishtinë: Policia arreston personin e dënuar me burgim për vjedhje grabitqare

Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, ka bërë arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.

Personi i arrestuar, me inicialet B. S., 41 vjeç, ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje grabitqare”. Ai ishte dënuar nga gjykata me një vit e gjashtë muaj burgim për këtë vepër.

Pas përfundimit të procedurave policore, B.S. është dërguar menjëherë për të vuajtur dënimin me burg, sipas vendimit të plotfuqishëm të gjykatës.