Prokurorët belgë kanë kërkuar dënim me dy vjet burgim për ish-mesfushorin e Romës dhe Interit, Radja Nainggolan, në lidhje me një hetim për trafikim të kokainës.
Futbollisti 38-vjeçar dyshohet për pastrim të 105 mijë e 500 eurove për një organizatë kriminale.
Sipas hetimeve, Nainggolan dyshohet se ka pranuar më shumë se 100 mijë euro gjatë disa muajve nga vëllai i një personi të përfshirë në krimin e organizuar në Belgjikë.
Rasti po trajtohet nga drejtësia belge, ndërsa prokuroria ka kërkuar që ish-futbollisti të dënohet me dy vjet burgim.
Nainggolan ka luajtur gjatë karrierës së tij për disa klube të njohura evropiane, përfshirë Romën dhe Interin në Itali. Ai ishte gjithashtu pjesë e Përfaqësueses së Belgjikës.
