**Prokuroria e Pejës: 139 aktakuza për ndërtime pa leje ndaj 142 personave**

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur 139 aktakuza kundër 142 personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, gjatë një periudhe 16-mujore.

Po ashtu, sipas njoftimit zyrtar, vetëm në periudhën janar-prill të këtij viti (2024), pas veprimeve hetimore të këtij institucioni, janë ngritur 27 aktakuza kundër 29 personave për të njëjtën vepër penale.

“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale, me theks të veçantë ndaj ndërtimeve pa leje, duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe ligjore kundër çdo personi që vepron në kundërshtim me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së rendit juridik dhe interesit publik,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.