Promotori i njohur amerikan, Lou DiBella ka kritikuar ashpër përzgjedhjen e Anthony Joshuas për t’u rikthyer në boksin profesionist.
Joshua pak ditë më parë njoftoi publikun zyrtarisht se do të ketë një meç me boksierin shqiptar, Kristian Prenga, shkruan Indeksonline
Kjo nuk i pëlqeu aspak DiBella-s, i cili e quan boksierin shqiptar si “rojë dyersh”.
🗣️ “𝗗𝗢𝗘𝗦𝗡’𝗧 𝗕𝗘𝗟𝗢𝗡𝗚 𝗜𝗡 𝗧𝗛𝗘 𝗦𝗔𝗠𝗘 𝗚𝗬𝗠 𝗔𝗦 𝗔𝗡𝗧𝗛𝗢𝗡𝗬 𝗝𝗢𝗦𝗛𝗨𝗔” 🤷♂️
‼️ @loudibella is NOT IMPRESSED by @anthonyjoshua fighting Kristian Prenga ❌#JoshuaPrenga (via @arielhelwani Show) pic.twitter.com/2azGWcf0bs
— Pro Boxing Fans (@ProBoxingFans) April 30, 2026
“Ai s’duhet të jetë në ring me një rojë. Kështu është Kristian Prenga. Ai nuk i afrohet Joshuas. Ai nuk i përket fitnesit të tij”, u shpreh DiBella
Joshua dhe Prenga do të rrahen, më 25 korrik në Riyadh të Arabisë Saudite./Indeksonline/
