**Protestë e vazhdueshme: Studentët dhe qytetarët sërish para Ministrisë së Arsimit**
Në Tiranë, protestuesit janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit, duke shënuar ditën e 13-të të protestës studentore kundër qeverisë Rama.
Studentë, të rinj dhe qytetarë i janë bashkuar tubimit përpara ministrisë, duke theksuar vazhdimësinë e protestës që ka hyrë në javën e dytë në kryeqytet.
Tubimi i sotëm zhvillohet në një atmosferë tensionesh, pas përplasjeve të regjistruara ditët e kaluara mes demonstruesve dhe forcave të policisë, të cilat rezultuan edhe në plagosjen e disa protestuesve.
Në thelb të kësaj lëvizjeje mbetet kërkesa e studentëve dhe të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Debatet janë thelluar më tej pas njoftimit për një paketë të re ligjore nga qeveria, e cila parashikon gjoba dhe masa më të ashpra për pjesëmarrësit në protesta të dhunshme.
Grumbullimi para Ministrisë së Arsimit vijon, ndërsa pritet që numri i protestuesve të shtohet gjatë orëve në vijim.
