Një prej hyrjeve të Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit i vunë zjarrin gjatë një tubimi. Si pasojë, dera e kësaj hyrjeje u dogj plotësisht. Flakët u shuan pak minuta më vonë nga shërbimet zjarrfikëse.

Incidenti pranë Ministrisë së Bujqësisë erdhi pas tensioneve të mëhershme në qytet. Më herët, protestuesit dogjën kosha mbeturinash në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin. Ndërkohë, grupe të tjera u mblodhën pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në Sheshin “Skënderbej”.