Pavarësisht paraqitjes së tij të shkëlqyer para portës, tifozët vunë re se emri në fanellën e Haaland dukej paksa ndryshe nga ai që mban kur luan për Manchester Cityn.

Kur luan për klubin anglez, ai mban thjesht mbiemrin “Haaland” së bashku me numrin 9.

Megjithatë, me Norvegjinë, në fanellën e tij shkruhet “Braut Haaland” – dhe kjo ka një shpjegim.

“Braut” është mbiemri i vajzërisë së nënës së tij dhe sulmuesi i Cityt e përdor atë edhe në rrjetet sociale, si dhe në fanellën e kombëtares.

Sipas “The Athletic”: “Ky është një homazh për mbiemrat e të dy prindërve të tij dhe pasqyron një traditë norvegjeze, ku është më e zakonshme të përdoren si mbiemri i nënës ashtu edhe ai i babait. Megjithatë, jo çdo futbollist norvegjez e ndjek këtë praktikë. Në rastin e sulmuesit, ‘Braut’ vjen nga nëna e tij, Gry Marita Braut, ish-kampione e heptathlonit, ndërsa ‘Haaland’ vjen nga babai i tij, Alf-Inge Haaland, ish-mbrojtës i Leeds United dhe Manchester City”.

Pavarësisht se ka lindur në qytetin anglez të Leedsit, Haalandi është krenar për origjinën e tij norvegjeze dhe u kthye në qytetin e lindjes së prindërve të tij, Bryne, kur ishte tre vjeç.