**Premier League: Shpallet lista e tetë kandidatëve për çmimin ‘Lojtari i Sezonit’**
Premier League ka bërë publike listën prej tetë futbollistësh të nominuar për çmimin ‘Lojtari i Sezonit’ për edicionin aktual. Kjo garë pritet të jetë mjaft e fortë, duke marrë parasysh performancat e shkëlqyera individuale gjatë gjithë sezonit.
Tetë futbollistët që do të garojnë për çmimin prestigjioz janë: Bruno Fernandes, Gabriel, Morgan Gibbs-White, Erling Haaland, David Raya, Declan Rice, Antoine Semenyo dhe Igor Thiago.
Ky nominim vjen në një periudhë kulmore të Premier League, ku Arsenali dhe Manchester City po luftojnë fort për titullin kampion, me vetëm dy xhiro të mbetura nga fundi i sezonit. Performancat e kandidatëve nga këto skuadra, por edhe nga të tjerat, do të jenë kyçe në vendimin përfundimtar.
(Burimi: Indeksonline)
