Spekulimet për një romancë mes ikones së reality show-ve, Kim Kardashian, dhe kampionit të Formula 1, Lewis Hamilton, janë ndezur sërish pas daljes së tyre të fundit në një darkë romantike në restorantin luksoz Nobu Malibu.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se dyshja kaloi rreth dy orë në një atmosferë intime, duke treguar afërsi të theksuar gjatë gjithë mbrëmjes. Ata u fotografuan teksa hynin dhe dilnin nga restoranti me buzëqeshje, gjë e cila ka nxitur më tej zërat se lidhja e tyre ka marrë një kthesë serioze, shkruan DailyMail.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se marrëdhënia ka nisur të thellohet prej muajsh. Paraqitjet e tyre të përbashkëta në evente publike, si Coachella, dhe udhëtime të ndryshme, kanë kontribuar që romanca e tyre të bëhet gjithnjë e më e dukshme.
Gjatë daljes në Malibu, të dy zgjodhën të shfaqen me një stil të koordinuar në nuanca neutrale, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga mediat e modës. Këto të fundit e cilësuan paraqitjen si një “debutim elegant” të çiftit në publik.
Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen, paraqitjet e shpeshta dhe afrimiteti i dukshëm kanë bërë që fansat dhe mediat t’i shohin ata si një romancë tashmë të konsoliduar.
Kjo darkë në Nobu duket se nuk ishte thjesht një takim i zakonshëm, por një sinjal i qartë se Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton janë gati të bëjnë publike lidhjen e tyre, duke garantuar vëmendje globale.
