Qarkullim i Qetë në Pikat Kufitare të Kosovës, Pritje deri në 20 Minuta në Dheu i Bardhë

Sipas të dhënave të fundit, qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa ngarkesa dhe kolona të gjata.

Në shumicën e pikave, pritjet për kalim janë të shkurtra, rreth 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare në Dheu i Bardhë, ku për dalje nga Kosova, ato arrijnë nga 15 deri në 20 minuta.

Ndërkohë, në Jarinjë, pritjet për dalje janë 10 deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet e qetë. Në Bërnjak, Glloboqicë, Han të Elezit, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit, Stanqiq dhe Vërmicë, pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

Në këto pikëkalime nuk vërehen kolona të gjata dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht.