Qeveria e Kosovës do të mbajë sot, në orën 16:00, mbledhjen e radhës në objektin e saj. Për këtë takim të rëndësishëm, që pritet të mbahet pasdite, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Mësohet se pika kryesore e rendit të ditës është miratimi i projektbuxhetit për vitin 2027.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të partisë së tij të shtunën, theksoi se projektbuxheti për vitin 2027 do të procedohet në Kuvend që të hënën. Gjithashtu, ai përmendi një shifër prej mbi 1 miliard eurosh, të dedikuar për investime kapitale.
Megjithatë, Qeveria është kritikuar nga deputetët e LDK-së për tejkalimin e afatit ligjor për procedimin e projektbuxhetit.
