Qeveria në detyrë themelon Fondin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës mbajti mbrëmë një mbledhje elektronike, ku miratoi tri vendime të rëndësishme.
Sipas njoftimit për media, vendimet e miratuara janë:
* Themelimi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.
* Miratimi i kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e 400,000.00€ (katërqind mijë euro) nga buxheti, për zbatimin e marrëveshjes me agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OKB).
* Miratimi i vendimit për ndarjen e 153,000.00€ (njëqind e pesëdhjetë e tre mijë euro) nga buxheti, me qëllim të mbështetjes së tri (3) ngjarjeve në kuadër të iniciativës “OctoberTech”, e cila bashkon aktivitetet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.
