Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, humbet mandate, por mbetet në garë për postin e Kreut të Qeverisë

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, pritet të dorëzojë dorëheqjen e qeverisë së saj pas humbjes së ndjeshme në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara të martën. Megjithatë, pavarësisht rënies së theksuar të mandateve për partinë e saj, ajo mbetet një kandidate e mundshme për të udhëhequr një kabinet të ri.

Partia e saj, Social Demokratët, shënoi rezultatin më të dobët që nga viti 1903, duke siguruar vetëm 38 vende nga 179 gjithsej në Parlament. Ky ishte një rënie e ndjeshme nga 50 mandate që kishin fituar katër vjet më parë.

Çështje si migracionin, kriza e kostos së jetesës dhe mirëqenia sociale dominuan debatin elektoral, duke zbehur mbështetjen që Frederiksen kishte për qëndrimin e saj të prerë kundër përpjekjeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump për të blerë Grenlandën.

Megjithatë, sipas agjencisë Reuters, mundësia që Frederiksen të rikthehet në krye të një kabineti të ri mbetet reale, pasi negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme parashikohen të jenë të gjata dhe të komplikuara.