Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim një të ri me aftësi të kufizuara, i cili lëviz me karrige me rrota. I riu i kishte drejtuar më parë kreut të qeverisë një kërkesë me shkrim për një takim personal.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau pamje nga takimi me djalin, duke bërë me dije se kërkesa e tij ishte marrë parasysh.
Krahas videove të publikuara, kryeministri e shoqëroi postimin me mesazhin: “Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur!”
