Rama i bën sërish thirrje protestuesve për dialog, sofra simbolike mbetet para Kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë protestuesve një tjetër ftesë për dialog.

Për të katërtën ditë radhazi, para godinës së Kryeministrisë qëndron e shtruar sofra simbolike e gurtë, mbi të cilën ndodhen fletë me mbishkrimin “dialog”.

Thirrja e kreut të qeverisë për dialog ka vazhduar që prej ditës së parë të protestave, por ajo është refuzuar kategorikisht nga protestuesit, të cilët më parë kanë djegur karriget e vendosura për këtë qëllim.