Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot flamuri i Lojërave Mesdhetare do të sillet në kryeqytetin e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Sipas Ramës sonte shkruhet historia.

Postimi i plotë:

SONTE SHKRUHET HISTORIA!

Sonte, në Taranto, e marrim flamurin e Lojërave Mesdhetare për ta sjellë në Prishtinë!

Një flamur që sjell me vete një ëndërr të madhe. Një ëndërr që dikur dukej e pamundur, e që sot po bëhet realitet para syve tanë.

Kosova po ja hap dyert Mesdheut. Prishtina do ta mirëpresë botën.

Andrrat po bëhen realitet. Historia po shkruhet. E ardhmja është e jona!