**Deputeti Ramadani: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, veprim përgjegjësie që duhet votuar në dy leximet**
Burim Ramadani, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar sot miratimin në të dy leximet të ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai e ka cilësuar këtë si një veprim institucional dhe thelbësor në mbrojtje të atyre që luftuan për çlirimin e vendit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Ramadani ka theksuar se dita e sotme është ditë përgjegjësie dhe ka bërë thirrje që ligji të miratohet pa hezitim në të dy leximet.
Ai ka nënvizuar nevojën për veprim, duke shkruar: “Sot është një ditë përgjegjësie. Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është një veprim institucional në mbrojtje të së drejtës dhe të dinjitetit të atyre që luftuan për çlirimin e vendit. Ligjin duhet ta votojmë në të dy leximet. Sot!”
