Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Demairaj të Gjilanit.

Ky rast tragjik ka dy viktima dhe një të arrestuar si i dyshuar.

Ajo ka thënë se familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut. Gërvalla ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Gjilanin dhe të gjithë ne, me humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja. Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional”,

“Në këto momente, është e domosdoshme që rrethanat e këtij rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet që kërkon ligji. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Express