**Ulje e Lehtë e Çmimeve të Karburanteve në Vend**
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë publike çmimet maksimale të lejuara për shitjen me pakicë të karburanteve.
Sipas vendimit të kësaj ministrie, çmimet e reja janë:
* Dizeli: 1.63 euro për litër
* Benzina: 1.51 euro për litër
* Gazi i lëngshëm (LPG): 0.80 euro për litër
Këto të dhëna i ka raportuar IndeksOnline.
Çmimet e përcaktuara do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit të ditës së dielë dhe do të jenë të vlefshme për ditën e dielë dhe të hënën.
