Mediumi ndërkombëtar Reuters ka raportuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër, por se dështimi eventual për zgjedhjen e presidentit mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.
Kurti u zgjodh me 62 vota në Kuvendin me 120 deputetë, pasi partia e tij doli e para në zgjedhjet e qershorit.
Reuters thekson se paqëndrueshmëria politike ka vonuar reformat dhe ka ngadalësuar qasjen e Kosovës në fondet e Bashkimit Evropian.
