Analisti Albatros Rexhaj, ka thënë në “Pressing” të T7, se opozita e ka një “talent” për t’i krijuar avantazhe Albin Kurtit.
Ai tha se opozita e kishte mundësinë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 ta largonte nga pushteti Albin Kurtin, por nuk e bëri – më pas pasoi rezultati i 28 dhjetorit.
Edhe tash, Rexhej thotë se opozita nuk po e shfrytëzon rastin që të konsolidohet fakti që LVV ka 4 deputetë më pak.
“Opozita e ka një talent të jashtëzakonshëm me i kriju avantazhe politike Albin Kurtit, e pam situatën pas 9 shkurtit kur opozita e kishte mundësinë ta largonte Albin Kurtin nga pushteti dhe nuk e bëri pastaj pasoi rezultati i 28 shkurtit”, ka thënë ai. /Gazeta Express
