Roma, qyteti i historisë, arkitekturës madhështore dhe rrugicave plot hijeshi, është destinacioni i radhës për të gjithë ata që dëshirojnë të përjetojnë nga afër magjinë italiane.

Me FIBULA mund të nisni këtë aventurë më 4 nëntor, në një udhëtim dyditor që përfshin një natë qëndrimi në Romë për vetëm 275€ për person.

 Gjatë këtij udhëtimi, do të keni mundësinë të shijoni atmosferën unike të qytetit, sheshet e famshme dhe bukuritë që e bëjnë Romën një nga destinacionet më të veçanta në Evropë.

Paketa përfshin fluturimet vajtje-ardhje Tiranë–Romë, transferet dhe shëtitjet me autobus sipas programit, akomodimin në hotel për një natë, mëngjesin, shoqëruesin shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës, si dhe një bagazh të vogël me përmasa deri në 40 × 30 × 20 centimetra.

Për rezervime dhe informacione të tjera, vizitoni faqen www.fibula-ks.com ose kontaktoni zyrat e FIBULA-s në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjakovë.

Roma është gati t’ju mirëpresë për dy ditë plot përjetime, shije italiane dhe kujtime të bukura!