Ronaldo me deklaratë bombastike: Kampionati Evropian ka të njëjtën peshë si Kupa e Botës!

Pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës, ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë të fortë, e cila ka ngjallur reagime të shumta.

Portugalia u mposht me rezultatin e ngushtë 1:0 nga Spanja, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të saj në turneun prestigjioz.

Ronaldo, i njohur për karakterin e tij të fortë dhe vetëbesimin, ka shprehur mendimin se triumfi në Kampionatin Evropian 2016 (Euro 2016) ka të njëjtën vlerë me fitimin e Kupës së Botës.

“E kam fituar Euro 2016. Për mua, ai triumf ka të njëjtën peshë me fitimin e Kupës së Botës,” theksoi Ronaldo. “Kjo arritje mbetet përgjithmonë. Nesër është një ditë e re dhe ne vazhdojmë përpara,” shtoi ai.

Vlen të theksohet se kjo pjesëmarrje shënon fundin e karrierës së Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës si futbollist aktiv.