MINT publikon çmimet e reja maksimale të karburanteve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë publik listën e re të çmimeve maksimale të karburanteve, të cilat do të jenë në fuqi për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të fundit të ministrisë, nafta (dizel) do të shitet me një çmim maksimal prej 1.73 euro për litër. Ndërkohë, çmimi i benzinës është përcaktuar në 1.52 euro për litër.
Sa i përket gazit, çmimi maksimal i tij është 0.60 euro për litër.
Këto çmime nisin të aplikohen nga ora 10:00 e mëngjesit dhe do të jenë valide deri në shpalljen e vendimit të radhës nga MINT. Çdo shkelje e këtyre çmimeve maksimale mund të raportohet nga qytetarët pranë institucioneve përkatëse.
