Rriten çmimet e derivateve, publikohen tarifat maksimale për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar sot çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimet e reja për sot janë si vijon: benzina do të shitet me maksimum 1.49 euro për litër, Eurodizeli me 1.41 euro për litër, ndërsa gazi do të tregtohet me 0.71 euro për litër.