Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se rruga për në pikëkalimin kufitar Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e pakalueshme.
Sipas njoftimit, rruga është e bllokuar për të gjitha llojet e automjeteve, si pasojë e borës, transmeton klankosova.tv
QKMK ka publikuar edhe numrat që duhen kontaktuar për të gjithë ata që kanë nevojë.
“Ju njoftojmë se rruga PKK Kullë – Rozhajë dhe anasjelltas (në pjesën e Malit të Zi) është e pa kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të borës. Për informata shtesë kontaktoni QKMK në numrat 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.
