**Bllokohet rruga Kullë – Rozhajë si pasojë e dëborës së dendur**
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) njofton se aksi rrugor që lidh pikëkalimin kufitar të Kullës me Rozhajën është bërë i pakalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve. Shkak për këtë bllokim janë bërë reshjet e dendura të dëborës, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin sidomos në pjesën e territorit të Malit të Zi.
Autoritetet njoftojnë se lëvizja është ndërprerë në të dyja drejtimet e kufirit. Qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë përmes kësaj pike, këshillohen të kontaktojnë QKMK-në për informacione shtesë në numrat e telefonit 045198000 dhe 045198606, ose në numrin e gjelbër pa pagesë 080050095.
