Sekretari Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, ka thënë se Irani kishte rënë dakord të negocionte për aspektet e programit të tyre bërthamore që më parë kishte refuzuar t’i diskutonte.

Megjithatë, ai tha se kjo nuk ishte një garanci se bisedimet do të çojnë në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, raporton The Guardian.

Rubio u tha senatorëve se Irani kishte ndërmend të ndërtonte aftësitë e tij të armëve konvencionale si një “mburojë” për programin e tij bërthamor.

“Ajo që ata u përpoqën të bënin është se do të përpiqeshin të ndërtonin një mburojë konvencionale dhe të fshiheshin pas asaj mburoje konvencionale”, tha ai, duke shpjeguar pse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ndjeu të domosdoshme nisjen e luftës.