Xhevahir Geci kujton Sahit Jasharin: “Sakrifikoi gjymtyrët për liri në Drenicë”

Xhevahir Geci është shprehur pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit, duke theksuar se Kosova ka humbur një djalë që ka kontribuar thelbësisht për vendin.

Geci ka pohuar se Sahit Jashari ka qenë ndër të parët që i janë kundërvënë Serbisë me armë.

“Kosova e ka humbur një djalë që ka kontribuar dhe i ka dhënë shumë Kosovës, për lirinë që sot e gëzojnë të gjithë qytetarët. Sahiti ishte ndër të parët, pushka e parë, së bashku me Adem e Hamëz Jasharin dhe shumë djem të Drenicës, që ia kthyen pushkën Serbisë dhe dhanë gjithçka nga vetja e tyre,” ka deklaruar Geci ndër të tjera.