Manovër mbresëlënëse në Zvicër, helikopteri ulet me saktësi centimetërshe
Një video e një helikopteri të ndihmës së shpejtë në kantonin e St. Gallenit ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke u bërë virale për shkak të një manovre mbresëlënëse gjatë uljes, transmeton albinfo.ch.
Pamjet tregojnë pilotët duke realizuar një ulje jashtëzakonisht precize në një hapësirë të kufizuar, me një saktësi që shumë përdorues e kanë përshkruar si “milimetrike”. Profesionalizmi dhe kontrolli i treguar gjatë manovrës kanë ngjallur admirim të madh tek publiku.
Videoja po shpërndahet gjerësisht në platforma të ndryshme sociale, ku komentuesit vlerësojnë aftësitë e pilotëve dhe standardet e larta të operacioneve të shpëtimit në Zvicër.
Pamja nga St. Galleni është cilësuar nga shumëkush si një shembull i shkëlqyer i precizitetit dhe përgatitjes profesionale, duke e bërë videon një nga më të shikuarat e orëve të fundit.
