Lajme shqetësuese vijnë për William Saliban dhe kombëtaren e Francës.

Mbrojtësi francez mund të mungojë në Kupën e Botës pas përkeqësimit të dëmtimit që kishte pësuar para finales së Ligës së Kampionëve
Sipas raportimeve të fundit, Saliba ishte aktivizuar në ndeshjen finale pavarësisht se nuk ishte në gjendjen e tij optimale fizike.

Gjatë takimit, ai ka agravuar dëmtimin, duke ngritur dyshime serioze për kohën e rikuperimit.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se mbrojtësi mund të qëndrojë jashtë fushave për disa javë, një situatë që rrezikon përgatitjet e tij për Kupën e Botës dhe mund të detyrojë stafin e Francës të shqyrtojë alternativa në repartin defensiv.

Mungesa e Salibas do të ishte një goditje e madhe për Francën, pasi ai konsiderohet një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së “Gjelave”. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit dhe afatin e rikthimit të tij në fushë.