Selin Bollati flet pas triumfit në ‘Big Brother’, mes emocionesh dhe ironisë për ‘miqtë’

Pas triumfit të saj në edicionin e fundit të “Big Brother”, Selin Bollati ka dhënë intervistën e parë, duke ndarë emocionet e momentit dhe duke folur për festën që po përgatit me rrethin e saj më të ngushtë.

Në një intervistë për Top Channel, fituesja theksoi se ende nuk e ka marrë plotësisht veten nga ndikimi i përvojës intensive në shtëpinë e famshme, por shprehet e gatshme për të festuar suksesin e shumëpritur.

“Ndihem shumë mirë, ende nuk e kam marrë veten plotësisht, por jam gati për një festë të çmendur mes ‘miqsh’,” u shpreh Selin, duke lënë të kuptohet një notë ironie në fjalët e saj.

Lidhur me marrëdhëniet pas daljes, ajo shtoi: “Me Shndritin jemi takuar shumë pak, por është një nga miqtë e mi më të mirë.” Më tej, Bollati theksoi se ka ndarë tashmë një status në rrjetet sociale, ku shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë mbështetësit dhe publikun që e shoqëruan gjatë rrugëtimit të saj.