Një grup serbësh ka bllokuar me traktorë rrugën në vendkalimin kufitar “Neshtin”, mes Kroacisë dhe Serbisë.

Bllokada ka shkaktuar pengesa në qarkullimin e automjeteve dhe vështirësi për qytetarët që po tentojnë të kalojnë kufirin.

Traktorët janë vendosur përgjatë rrugës, duke pamundësuar zhvillimin normal të trafikut në këtë pikë kufitare.