Shell Kosova ka përmbyllur me sukses fushatën e saj humanitare të zhvilluar gjatë muajit të Ramazanit, duke i dorëzuar fondet e mbledhura për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

Fushata, e cila parashikonte dhurimin e gjysmë centi për çdo litër karburanti të shitur, ka siguruar një kontribut thelbësor për përkujdesjen dhe sigurinë e fëmijëve. Çdo furnizim me karburant ka shërbyer si mbështetje konkrete për fëmijët që rriten dhe zhvillohen në SOS Fshatrat.

Kjo mbështetje e vazhdueshme është thelbësore për zhvillimin e fëmijëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për ta. Përmes nismave të tilla, Shell Kosova synon të thellojë lidhjet me komunitetin, duke treguar se edhe zgjedhjet e përditshme mund të sjellin një ndryshim pozitiv për ata që janë në nevojë.

“Një zgjedhje e përditshme për ju – një buzëqeshje për dikë tjetër.”

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë operon që nga viti 1999, duke ofruar mbështetje afatgjatë për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe familjet në nevojë. Që prej themelimit, organizata ka ndihmuar mbi 1000 fëmijë përmes programeve të saj, duke krijuar modele të qëndrueshme të kujdesit dhe integrimit social.

Për më shumë informacione, vizitoni faqet në:
Facebook: Shell Kosova
Instagram: shellkosova
Website: kosovo.shell.com