Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka parandaluar futjen e 87 gramëve lëndë narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Lajmi u bë i ditur nga ShKK-ja përmes një postimi në Facebook. Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve rutinë të sigurisë, zyrtarët korrektues kanë zbuluar një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit. Dyshohet se pakoja ishte hedhur nga jashtë.

“Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë,” thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Kosovës është njoftuar dhe po merret me trajtimin e mëtejshëm të çështjes.