Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi ditë më parë në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Jabllanicë e Leshanit.

Gruaja e cila kishte pësuar lëndime të rënda ka vdekur sot në orët e mëngjesit.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin Pejës.

“Ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Sot në orët e mëngjesit jemi njoftuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet”, ka deklaruar Gashi.