Zvicra dhe Katari barazuan 1-1 të shtunën në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja evropiane kaloi në epërsi në minutën e 17-të, kur Breel Embolo realizoi nga pika e bardhë.

Penalltia u akordua pasi portieri i Katarit, Mahmoud Abunada, u përplas me sulmuesin zviceran Remo Freuler brenda zonës.

Kur dukej se Zvicra do ta siguronte fitoren, Katari arriti të surprizonte në çastet e fundit të ndeshjes.

Boualem Khoukhi shënoi golin e barazimit në minutën e 94-të, duke i siguruar Katarit pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të tij në Kupën e Botës.

Zvicra mbetet favoritja kryesore për t’u kualifikuar nga Grupi B, ku bëjnë pjesë gjithashtu Kanadaja dhe Bosnja e Hercegovina.

Tash, pas mbylljes së xhiros së parë në këtë grup, kombëtaret kanë nga një pikë./GazetaExpress/